Rënie e madhe e kontratave të nënshkruara nga kompanitë e Maqedonisë së Veriut për punët jashtë shtetit, ndërkohë rënie e theksuar u regjistrua edhe te punët e kryera, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën janar- shtator të vitit 2026, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit ishte 33 097 000 denarë, që është për 72.2% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetërori Statistikave.
Në këtë periudhë janë kryer punë ndërtimore për 33 milionë denarë, apo 64.9 përqind më pak se periudha e njëjtë e vitit paraprak.
Rënie më e madhe e punimeve ka pasur te punimet e përfunduara në Çeki (94.3 %) dhe Shqipëri (91.5 %). Në këto dy vende njëjtë është ulur edhe vlera e punimeve të kontraktuara.