Studentët e Maqedonisë së Veriut deri më 20 nëntor do të mund të kenë mundësi të aplikojnë në Konkursin për bursa studentore në kategori të ndryshme për vitin akademik 2026/2027, transmeton Portalb.mk.
“Të drejtë për bursë kanë studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë, të cilët studiojnë në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vijim: të jenë studentë të rregullt; të mos kenë përsëritur vit gjatë studimeve; të mos jenë përfitues të bursës nga institucione, organizata ose kompani të tjera; dhe të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Në grupin e parë janë planifikuar 1 200 bursa nga kategoritë sociale, 1 050 bursa për studentët e regjistruar në kimi, fizikë, matematikë, bujqësi, pylltari, biologji dhe xehetari, ndërsa në grupin e tretë 700 bursa për studentët që kanë notë mesatare prej së paku 8.50.