Policia e Maqedonisë së Veriut në një shkollë ka arrestuar një 15 vjeçar pasi te ai ka gjetur një pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Tetovë, transmeton Portalb.mk.
“Më 13.11.2026, në ora 14:40, në një shkollë të mesme në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, në prani të prindit dhe pedagogut të shkollës, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Tetova, sepse gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zoraki 918-G” kalibri 9 mm dhe një karikator”, raportoi Policia.
Policia e ka mbajtur të miturin në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik.