RMV, nesër do të fillojnë ndeshjet e javës së XIX-të në Ligën e Parë

Me ndeshjen ndërmjet Akademia Brera dhe Rabotnickit do të fillojë java e XIX-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje do të luhet në Strumicë, duke filluar nga ora 14:00, transmeton Portalb.mk.

Të shtunën do të luhen ndeshja më e rëndësishme e javës, ku Bashkimi do të udhëtojë në Shkup për kërkuar pikë kundër liderit aktual, Vardarit. Në të njëjtën ditë, Struga do të udhëtojë në Manastir për të luajtur kundër Pelisterit.

KF Shkupi do të përballet në Gostivar me Arsimin, ndërsa Sileksi do të pret Shkëndijën në Kratovë. Të dy ndeshjet do të luhen të dielën.

Ndeshja e fundit për këtë javë do të luhet të hënën në Shkup, ku Makedonija Gj.P. do pret Tikveshin.

Pas tetëmbëdhjetë ndeshjeve, Vardari kryeson me 48 pikë, e ndjekur nga Shkëndija me gjashtë  pikë më pak dhe Struga me shtatë pikë. Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 26 pikë, ndërsa me një pik më pak gjenet Arsimi. Në fund të tabelës gjendet Shkupi me një pik.

Në krye të tabelës gjendet Vardari me 45 pikë, e ndjekur nga Struga me 41 pikë dhe Shkëndija 39 pikë. Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 23 pikë, ndërsa Arsimi një pozitë më poshtë me 22 pikë. Në fund të tabelës gjendet Shkupi me një pik.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF ArsimiKF BashkimiKF ShkëndijaKF ShkupiKF Struga