Analiza e inflacionit bazë është në fazën e saj përfundimtare dhe Qeveria shumë shpejt do të dalë me masa specifike për t’u përballur me rritjen e çmimeve të ushqimeve, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.
Ai pret që tema të ngrihet në seancën e ardhshme të Këshillit Ekonomik dhe Social, pasi të përfundojë procedura e përfaqësimit.
“Për momentin nuk ka masa sepse analiza është ende në vazhdim, por sapo të përfundojë, ato do të pasojnë menjëherë. Pres që shumë shpejt të dalim me zgjidhje specifike, sepse tashmë kemi tregues që tregojnë arsyet e rritjes së çmimeve”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske.
Kryeministri theksoi se inflacioni nuk është vetëm një fenomen lokal, por është i pranishëm edhe në shumë vende evropiane, ku ai gjithashtu tejkalon 5 përqind.
Qeveria, tha ai, do të marrë masa të synuara për të mbrojtur kategoritë më të prekura të qytetarëve.
Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor është regjistruar rritje për 3.7 përqind rritje e çmimeve me pakicë, krahasuar me qershorin e kaluar. Rritje më e theksuar është regjistruar te produktet bujqësore.
Në produktet bujqësore ka pasur rritje për 11.1 përqind, te produktet ushqimore 6.8 përqind, te produktet ushqimore industriale 5.4 përqind, ndërsa më së paku rritje ka pasur te produktet industriale joushqimore dhe duhan 1.7 përqind.
Te kosto me jetesë ka pasur rritje për 4.5 përqind, ashtu që rritje më e madhe është regjistruar te rektoratet dhe hotelet (7.6 %), ushqimet dhe pijet joalkoolike (6.3%), te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët (5.9%), ndërsa ulje u regjistrua vetëm te transporti 0.1%.