Sektorët ku ka pasur më së shumti rritje të çmimeve të produkteve në RMV

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor është regjistruar rritje për 3.7 përqind rritje e çmimeve me pakicë, krahasuar me qershorin e kaluar. Rritje më e theksuar është regjistruar te produktet bujqësore, transmeton Portalb.mk.

Në produktet bujqësore ka pasur rritje për 11.1 përqind, te produktet ushqimore 6.8 përqind, te produktet ushqimore industriale 5.4 përqind, ndërsa më së paku rritje ka pasur te produktet industriale joushqimore dhe duhan 1.7 përqind.

Te kosto me jetesë ka pasur rritje për 4.5 përqind, ashtu që rritje më e madhe është regjistruar te rektoratet dhe hotelet (7.6 %), ushqimet dhe pijet joalkoolike (6.3 %), te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët (5.9 %), ndërsa ulje u regjistrua vetëm te transporti 0.1%.

ÇmimeEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiProdukte ushqimoreUshqim i shpejtë - Fast Food