RMV, Inspektorati Sanitar do të ndalojë personat me kontratë të skaduar të punojnë në Toksikologji

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (IShSSH) ka kryer inspektim kontrollues në Klinikën e Toksikologjisë pas lëshimit të vendimit paralajmërues me masa inspektuese të urdhëruara, nga i cili është konstatuar se punëtorët dhe bashkëpunëtorët shëndetësorë të cilëve u ka skaduar kontrata janë ende të regjistruar në Klinikën e Toksikologjisë, transmeton Portalb.mk.

Këtë sot në konferencë për media e bëri të ditur drejtoresha e IShSSh-së Renata Mlladenovska në lidhje me zhvillimet në Klinikën e Toksikologjisë, të cilat gjatë periudhës së kaluar kanë qenë në fokus të opinionit, pasi që dhjetë ditë më parë mjekët nga kjo Klinikë kanë reaguar se drejtoresha organizative ka insistuar që të punësohen 18 persona të cilëve u ka skaduar kontrata në fund të vitit të kaluar, por ata vazhdojnë të punojnë në këtë institucion dhe disa prej tyre kanë qasje dhe kontakt me analizat laboratorike të pacientëve.

Siç tha drejtoresha, Toksikologjia ka qenë e detyruar që brenda tri ditësh të dërgojë njoftim me shkrim nëse është zbatuar i njëjti vendim, por IShSSh nuk ka marrë një njoftim të tillë me shkrim.

“Duke pasur parasysh se gjatë vetë mbikëqyrjes kanë qenë të pranishëm dy drejtorët, përkatësisht drejtori mjekësor dhe organizativ, është dorëzuar edhe dokumentacioni i listave nga evidenca elektronike e orarit të punës dhe kontrollit të hyrjes në ambiente. Pas këqyrjes së dokumentacionit, IShSSh ka konstatuar se nuk po ndërmerret asnjë masë, përkatësisht se punëtorët dhe bashkëpunëtorët shëndetësorë të cilëve u ka skaduar kontrata më 31.12.2023 janë ende të evidentuar në Klinikën e Toksikologjisë. Që do të thotë se nuk është vepruar sipas pikave 1 dhe 2 të vendimit për vërejtje të këtij institucioni nuk janë vepruar”, thotë Mlladenovska.

Nuk është respektuar as pika 3 e vendimit të IShSSh-së, siç thotë ajo, për t’u hequr shenjat për identifikimin dhe regjistrimin elektronik të orarit të punës, atyre punonjësve shëndetësorë që nuk kanë kontratë pune.

Vendimi, thotë drejtoresha e IShSSh-së, është nënshkruar vetëm nga drejtori mjekësor.

“Veprimi i vetëm është bërë sipas pikës 4 të vendimit të IShSSh-së, siç thotë Mlladenovska, gjegjësisht drejtori mjekësor i Klinikës ka kërkuar nga kryetari i Përgjigjes Administrative që të thërrasë mbledhje dhe sot është caktuar takim, në të cilin duhet të vendoset që të veprohet sipas të gjitha akteve që kanë kompetencë të përbashkët të dy drejtorëve”, tha ajo.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor RMVSpital(e)