Gjykata e Lartë Administrative në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që të anulohet vendimi që do të ndërpresë vlefshmërinë e vendimit për bashkimin e dy lokacioneve në Ilovicë rreth shfrytëzimit të lëndëve minerale, transmeton Portalb.mk.
“Vendimi i miratuar nga Gjykata e Lartë Administrative e shfuqizon vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së vendimit për bashkimin e koncesionit për shfrytëzimin e lëndëve minerale në lokalitetin Illovica në Komunën e Bosilovës, me koncesionin për shfrytëzimin e lëndëve minerale në lokalitetin Illovicë, në Komunën e Bosilovës dhe Komunën e Novo Sellës. Bëhet fjalë për një vendim përfundimtar gjyqësor, të cilin Qeveria, si institucion që respekton sundimin e ligjit, është e detyruar ta respektojë”, njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Qeveria aktuale përkujtoi që ky vendim i anuluar është nga Qeveria e kaluar, vendim i marrë në vitin 2023.
“Çdo veprim i mëtejshëm në lidhje me këtë çështje do të zhvillohet ekskluzivisht në bazë të analizave profesionale, procedurave ligjore dhe mbikëqyrjes institucionale, me informim të plotë të publikut”, raportoi Qeveria.
Ndryshe, mijëra qytetarë nga mbarë vendi në vitin 2023 protestuan në Strumicë kundër hapjes së minierës së arit dhe bakrit në malin Ograzhden. Ata përcollën mesazhin se nuk do të lejojnë që fusha pjellore e Strumicës të bëhet viktimë e apetiteve të bizneseve. Protesta është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj Vendimit të qeverisë për bashkimin e koncesioneve për minierën “Ilovica-Shtuka” pasi Gjykata Administrative la në fuqi padinë e kompanisë “Euromax Resources” kundër vendimit të Qeverisë për zgjidhjen e kontratës për njërin prej koncesioneve.
Qeveria e vitit 2023 i kishte hapur rrugën realizimit të synimeve për nxjerrjen e arit dhe bakrit në luginën e Strumicës. Më herët, në shkurt të vitit 2023, Gjykata Administrative la në fuqi padinë e kompanisë “Euromax Resources” kundër vendimit të Qeverisë për zgjidhjen e kontratës për një nga koncesionet, pasi Gjykata e Lartë Administrative në tetor të vitit të kaluar e ktheu çështjen në rivendim për herë të tretë. Ajo ka shkaktuar reagime te banorët e tre komunave të qarkut dhe organizatat e shoqërisë civile që prej disa vitesh luftojnë për ruajtjen e këtij rajoni bujqësor.
- LEXO: Kovaçevski: Nëse nuk duan qytetarët, nuk do të ketë minierë në Illovicë
- LEXO: Tre ministra thonë se janë mashtruar që të votojnë për shkrirjen e koncesioneve për Illovica-Shtuka
- LEXO: Gjykata e Lartë Administrative e ktheu në rigjykim rastin e koncesioneve të minierës “Ilovica”
- LEXO: Banorët e Shtukës dhe Illovicës kanë vendosur bllokada edhe për arkeologët, kanë frikë se do të ndërtohet miniera
- LEXO: Ekologët për Qeverinë: Zgjidheni “xeheroren e vdekjes” ose populli vetë do ta zgjidh