RMV, Gjykata caktoi paraburgim shtëpiak për ish-drejtoreshën Asani

Gjykata Themelore në Gostivar ka vendosur masën e paraburgimit shtëpiak për ish-drejtoreshën Artan Asani. Ky vendim erdhi pas kërkesës së parashtruar nga pala mbrojtëse, transmeton Portalb.mk.

Ish-drejtoresha e e ndërmarrjes publike komunale në Gostivar ishte ne paraburgim, ndërsa me vendimin e ri do të jetë në paraburgim shtëpiak, ndërsa për dy të akuzuarit tjerë, Leon Nuredinin dhe Vadedin Dervishin, nuk ka ndryshim të vendimit.

Vendimi është marrë në bazë të arsyetimit të Prokurorisë Themelore Publike.

Ata akuzohen për vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës, gjegjësisht për ndotje ë ujit të pijshëm në ujësjellësin e Gostivarit.

Më 17 korrik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë lëshoi ​​ndalesë për pirjen e ujit në Gostivar pasi u zbuluan pompa që drejtpërdrejt injektonin ujëra të zeza në sistemin e furnizimit me ujë.

Disa ditë më vonë, më 20 korrik, drejtoresha e NP “Komunalec” nga Gostivari dhe dy punonjës të tjerë u ndaluan dhe kundër tyre u iniciua hetim për ndotjen e ujit në Gostivar. Ata dyshohen se me lëndë të dëmshme e kanë bërë të papërdorshëm ujin për pije në dhomën e tejmbushjes së sistemit që e furnizon me ujë Komunën e Gostivarit dhe disa fshatra përreth. Sipas hetimit më 25 qershor të dyshuarit kishin urdhëruar punonjësit të vendosnin tre pompa zhytëse në një kanal me ujë sipërfaqësor të ndotur pranë dhomës së tejmbushjes së ujit të pijshëm për ta testuar presionin e ujit.

Më pas, në ujë u zbuluan “baktere koliforme 2.419,6 cfu/100 ml, ndërkohë që kufiri maksimal i lejuar është 50 cfu/100 ml, ndërsa në mostrat e marra nga burimi i ujit u konstatua se në ujë ka një numër të rritur të kolonive bakteriale mezofile aerobe dhe prani të baktereve koliforme, ku sipas standardeve duhet të ketë 0 cfu/100 ml, ndërsa në ujë u gjetën 39 cfu/100 ml. Bëhet fjalë për sasi jashtëzakonisht të madhe të fekaleve në ujin e pijshëm. Më pas, më 14 gusht u njoftua se uji është i sigurt për pije.

Gjykatës(e) - Gjykim - GjyqësorGostivariKomuna e GostivaritParaburgimUjësjellësiUji - ujë