RMV, filloi pagesa e vaktit të subvencionuar të studentëve për muajin maj

Sot filloi pagesa e vaktit të subvencionuar të studentëve për muajin maj. Në llogaritë e tyre, studentët marrin mjete në shumë prej 2.940 denarë – shuma më e lartë që kanë marrë ndonjëherë në këtë bazë, transmeton Portalb.mk..

Kujtojmë se vakti aktualisht i subvencionuar i studentëve është 140 denarë, në vend të 120 sa ishte deri në mars.

Vakti i subvencionuar mujor do të paguhet për muajin qershor, pas së cilës zgjidhja sistematike parashikohet të fillojë të aplikohet nga shtatori, kur studentët me karta speciale digjitale do të blejnë ushqime nga ofruesit e reg

Më 27 prill deputetët votuan ndryshimet në Ligjin për ushqimin e subvencionuar të studentëve, me çka u mundësua vazhdimi i pagesës së mjeteve për studentët në këtë bazë, e cila u ndal në muajin mars.

Sipas ndryshimeve, subvencioni për vakt nga muaji prill është 140 denarë në ditënë vend të 120 denarëve paraprak. Deri në fund të këtij viti akademik, studentët do t’i marrin fondet në baza mujore në llogaritë e tyre të transaksionit. Sipas llogaritjeve, muaji prill ka numëruar 17 ditë pune, që do të thotë se për këtë muaj studentët do të marrin 2.380 denarë.

Nga shtatori duhet të fillojë të aplikohet zgjidhja sistemore, me të cilën studentët do të blejnë ushqime të subvencionuara nga ofruesit e shërbimeve të regjistruara përmes kartelave digjitale. Deri atëherë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) duhet të zgjedhë një bankë që do të jetë bartëse e transaksionit të pagesës përmes së cilës do të paguhet vakti i subvencionuar i studentëve dhe që do të krijojë kartela digjitale me të cilat studentët do të mund të blejnë vakte nga furnizuesit e ushqimit.

Risi është edhe fakti që përveç se vetëm në ditët e punës, siç është tani, nga shtatori studentët do të mund të blejnë ushqim të subvencionuar çdo ditë nga e hëna në të shtunë, por edhe në festat fetare, që do të thotë se nga viti i ardhshëm akademik shuma totale mujore do të jetë më e lartë se tani.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Produkte ushqimoreStudentë
Comments (0)
Add Comment