Qytetarët u grindën me punonjësit e teleferikut në Vodno se pse bëjnë pauzë të dielën kur ka më shumë vizitorë

Qytetarët që sot donin të ngjiteshin në majën e Vodnos u zemëruan me punonjësit e teleferikut, të cilët vendosën të bëjnë pauzë, ndonëse në tabelë shkruan se pauza çdo gjysmë ore bëhet vetëm gjatë ditëve të punës, raporton SDK.

Në Vodno, rreth orës 11:30, kishte pak njerëz dhe teleferiku punonte pa ndërprerje. Punonjësit më pas mbyllën gardhin e hyrjes, duke thënë se për ta edhe e diela është ditë pune dhe se kanë të drejtë të bëjnë pauzë kur ka pak njerëz.

Gjatë kësaj kohe u krijua turmë para kabinave, ndërsa qytetarët, veçanërisht ata me fëmijë të vegjël, reaguan.

“Pse të presim dhe të ngrijmë këtu për gjysmë ore, kur e dimë që gjatë fundjavës nuk ka pauzë? Pyetëm një nga punonjësit dhe ai na tha se për ta edhe e diela është ditë pune. Po të na kishin njoftuar, po të ishte shkruar diku, do të ishte në rregull, por kështu nuk është korrekte”, tha një qytetar nga Shkupi.

Punonjësit thanë se udhëzimet për pauzë i marrin nga kolegët që punojnë në majën e Vodnos.

Sërish janë dëmtuar transporterët më të mëdhenj për kafshë shtëpiake, të cilët ishin donacion nga NP “Lajka”. Punonjësit e NQP-së për këtë fajësojnë qytetarët e pandërgjegjshëm, të cilët përpiqen të fusin qen më të mëdhenj në transporterë më të vegjël.

Teleferiku nuk punon të hënave dhe kështu do të jetë edhe nesër, pavarësisht fundjavës së zgjatur.

TeleferikVodno