Telefona me këste, pushime me këste, mobilje me këste, regjistrim me këste. Për shumë qytetarë, këstet nuk janë më përjashtim – por një mënyrë jetese, raporton Alsat.
Përballë rritjes së çmimeve dhe të ardhurave të kufizuara, gjithnjë e më shumë njerëz po blejnë me pagesë të shtyrë. Ajo që dikur rezervohej për shpenzime më të mëdha, tani është e zbatueshme edhe për artikujt e përditshëm. Edhe produktet që dikur paguheshin menjëherë, tani po ndahen në 6, 12 ose 24 muaj.