Qytetarët do të mund të shprehin idetë për Çairin përmes platformës onlajn

Komuna e Çairit ka promovuar platformën e fundit “Çairi vendos”, përmes së cilës qytetarët do të mund të paraqesin idetë e tyre në formë elektronike, transmeton Portalb.mk.

“Platforma online “Çairi Vendos” është një produkt i përbashkët nga Shoqata për avancimin e demokracisë – Democracy Lab dhe Komuna e Çairit, me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut”, sqarojnë nga Komuna.

Qytetarët do të mund të paraqesin ndonjë vërejtje ose propozim-projekt për Çairin.

Çairi vendos, titullohet platforma që u përurua sot dhe që ka qëllim të jetë urë lidhëse mes qytetarëve dhe Komunës së Çairit, duke ju ofruar mundësinë që përmes debateve, ideve dhe propozim-projekteve qytetarët të bëhen pjesë e vendim-marrjes”, deklarojnë nga Komuna, duke vlerësuar që përmes kësaj platformë do të krijohet lidhje ndërmjet qytetarëve dhe pushtetit lokal.

DigjitalizimKomuna e ÇairitShërbime elektronike - digjitale shetëroreVisar Ganiu
Comments (0)
Add Comment