Qeveria do të shpenzojë 1.7 milionë euro për përfaqësimin e Maqedonisë së Veriut te EXPO 2027 në Beograd

Qeveria ka lidhur kontratë në vlerë prej 1.7 milionë euro për hartimin dhe realizimin e përfaqësimit të Maqedonisë së Veriut në panairin EKSPO 2027 që do të mbahet në Beograd, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Kontrata është lidhur mes Qeverisë së RMV-së dhe shoqatën për kulturë, zhvillim ekonomik dhe rrjetëzim “Dhoma Publike” në Shkup, me përfaqësues Aleksandar Velinovskin.

Kontrata është nënshkruar më 9 korrik, me vlerë 106 044 240 denarë, ose 1 724 297 euro, nënshkruar nga sekretari gjeneral Igor Janushev.

Kjo shoqatë menaxhon edhe hapësirën gastronomike në qendër të Shkupit “Dhoma Publike”, ku ndër të tjera realizohet edhe manifestimit “Java e dizajnit”.

“Dhoma publike” për 30 muaj duhet të përgatitë të gjitha gjërat për Maqedoninë e Veriut në EKSPO 2027, duke filluar nga logo përfaqësuese e deri marketingu në Serbi, hapjet solemne, programin kulturorë dhe videodokumentarët.

EKSPO 2027 do të mbahet prej 15 majit e deri më 15 gusht në vitin 2027. Aty pritet pjesëmarrja e 117 vendeve dhe katër milionë vizitorëve.

 

Hristijan Mickoski HristianIgor JanushevQeveria e Maqedonisë së VeriutSerbia