Punëtorët e NQP-së në protestë të premten nëse nesër nuk e marrin rrogën e korrikut

Nëse nesër nuk e marrin rrogën e korrikut, punëtorët e Ndërmarrjes Qarkulluese (Transportuese) Publike në Shkup do të dalin në protestë. Kështu bëri të ditur për MIA-n Micko Stojanovski, kryetar i njërës nga tri sindikatat përfaqësuese në NQP-së, transmeton Portalb.mk.

Stojanovski njoftoi se problemi me pagesën e rregullt të pagave vazhdon dhe bëhet i dhimbshëm dhe beninj për punëtorët e NQP-së dhe familjet e tyre, si dhe për qytetarët e Qytetit të Shkupit.

Kryesia e sindikatave nesër në ora 8 do të jetë para Qytetit të Shkupit, do të kërkojë takim me kryetaren e Qytetit dhe do të kërkojë pagesën e pagës së korrikut. Nëse kjo nuk ndodh nesër, punëtorët do të protestojnë sërish të premten.

Ai tha se të gjitha detyrat e punës kryhen në përputhje me ligjin dhe aktet e ndërmarrjes dhe për më tepër, thotë ai, “nuk durohet më pagesa e parregullt e pagave”.

“Na kanë mbetur vetëm 1100 punonjës në ndërmarrje, shumë prej tyre kanë mbetur për shkak të pagave të parregullta dhe të ardhurave të ulëta personale, ndaj do të duhet të bëjmë atë që ju thashë më parë. Është e vetmja mënyrë për të luftuar për të drejtat tona nga punësimi dhe të ardhurat e rregullta personale. Dy ditë jemi zvarritur në Qytetin e Shkupit për të na sqaruar pse nuk ka rrogë”, tha Stojanovski.

Stojanovski informoi se me buxhetin e vitit 2023 është rënë dakord që të ketë mjete të mjaftueshme për paga, subvencione dhe të ardhura tjera, por, siç thotë ai, janë gënjyer. 

Kujtojmë që në tetor të vitit të kaluar, punëtorët e NQP-së protestuan për shkak të rrogave të papaguara. Për herë të parë në historinë e tij që kur ka transport publik, kryeqyteti mbeti pa transport publik.  Një ditë më vonë autobusët e NQP-së janë u rkithyen në rrugë pasi Qyteti i Shkupit siguroi rrogat, konkretisht rreth 2 milionë euro u ridestinuan nga projektet tjera nga buxheti i Qytetit të Shkupit për pagat në NQP “Shkup”. Ndërkaq, kryetarja e Danella Arsovska pati kërkuar të shlyhen borxhet e të gjitha institucioneve që i kanë borxh ndërmarrjes.

Danela Arsovska – DanellaNdërmarrja Qarkulluese (Transportuese) Publike Shkup (NQP) (JSP) (NTP)Paga - RrogaProtestaQyteti i ShkupitTë drejtat e punëtorëve