Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer – Vjedhje të rëndë, transmeton Portalb.mk.
“Më 24 shkurt, i dyshuari së bashku me një person tjetër ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambiente të mbyllura dhe kanë marrë sende të luajtshme të të tjerëve me qëllim përvetësimin e tyre. Pasi i dyshuari paraprakisht kishte bërë çelësa fals për hapjen e dyerve, së bashku me bashkëkryerësin kanë hapur dhunshëm bravën e derës hyrëse të një banese në rrugën “Dame Gruev”. Sapo e kanë zhbllokuar, kanë hyrë në banesë, kanë bastisur dhe kontrolluar dhe kanë marrë 250 euro në prerje të ndryshme, si çantë argjendi – valixhe me stoli dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes.