Ministrja për arsim dhe shkencë, Vesna Janevska, ka theksuar që prindërit e nxënësve me nevoja të veçanta do të vendosin se ku do të ndjek mësimin fëmija i tyre, transmeton Portalb.mk.
“Ne fillojmë me konsultimet, fillimisht me pjesën profesionale, me psikologë, pedagogë dhe defektologë që të gjejmë zgjidhjen më të mirë për këta fëmijë. Ajo që kemi konstatuar deri më tani është se për fëmijët me aftësi ndryshe të rënda intelektuale, ndërsa mund të kenë edhe lloje të tjera të paaftësisë, është se duhet të ketë të ashtuquajturat shkolla speciale në të cilat fëmijët do të kenë mjedis më të natyrshëm për veten e tyre, gjegjësisht me kë të komunikojnë, me kë të miqësohen, çka de fakto nuk e kanë në shkollat e rregullta”, deklaroi Janevska.
Ministria theksoi se prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta do t`u mundësohet të zgjedhin se në cilën shkollë duan të mësojnë fëmijët e tyre, pas reagimeve se në klasat e rregullta ka diskriminim akoma më të madh.
“Bëhet fjalë për fëmijët të cilët janë të përfshirë në paralele të rregullta, ndërsa prindërit e tyre reagojnë deri tek ne se nuk ndiejnë dobi nga ajo se fëmija i tyre është i përfshirë në paralele të rregullt”, deklaroi Janevska.