Policia gjeti dhe ktheu varkën me dy të miturit që u larguan në mënyrë të pakontrolluar nga bregu i liqenit të Ohrit

Sot, në orën 09:35 në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, nga klubi i kanotazhit “Ëndrra e zezë” nga Struga, është raportuar se në ujërat e liqenit të Ohrit, dy kilometra larg bregut, përballë “Plazhit të Grave”, një gomone me kanotazh me dy të mitur po largohej në mënyrë të pakontrolluar në drejtim të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit, anëtarët e klubit të kanotazhit i janë afruar varkës, por për shkak të erës së fortë nuk kanë mundur ta nxjerrin në breg.

“Pas marrjes së masave, punonjësit policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit ”, stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Frangovë” dhe pjesëtarë të klubit të kanotazhit kanë gjetur varkën një kilometër para hotelit “Izgrev” në Strugë, pas së cilës varka me të miturit, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë transportuar në mënyrë të sigurt në bregun e liqenit me varkë zyrtare”, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Liqeni i Ohrit - StrugësSPB OhërTë rinj - Rini - Rinia