Ministri për punë të Brendshme ne Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, gjatë vizitës në SPB Ohër dhe RPB Strugë, sqaroi që janë duke punuar për zbatimin e pikës së përbashkët kufitare me Shqipërinë në Qafë Thanë, transmeton Portalb.mk.
“Së bashku me kolegët shqiptar po punojmë për zbatimin e sistemit “One Stop”, i cili në kombinim me disa rregullime të infrastrukturës, do të na lejojë të kemi një zgjidhje të përhershme për uljen e mbingarkesës dhe përshpejtimin e fluksit të pasagjerëve dhe automjeteve gjatë sezonit turistik”, deklaroi Toshkovski.
Ndryshe, Ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, më 28 maj ka paralajmërua pika të përbashkëta kufitare edhe në kalimet kufitare me Serbinë dhe Shqipërinë. Më 4 korrik u lëshua në përdorim pika e përbashkët kufitare Tabanoc -Preshevë mes RMV-së dhe Serbisë.
Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut më 12 prill kanë përuruar vendkalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit-Bllacë. Në këtë ngjarje morëm pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Hristian Mickoski. Mickoski tha se kjo pikë kufitare e cila deri vonë është parë si pengesë, tashmë do të jetë lehtësim dhe bashkëpunim më i fuqishëm mes dy vendeve.
- LEXO: U përurua edhe një pikë e përbashkët kufitare me Kosovën, RMV-ja paralajmëroi pika të tilla edhe me Shqipërinë e Serbinë
- LEXO: Më 12 prill fillon “One Stop Shop” në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
- LEXO: Qytetarët e RMV-së dhe Kosovës do vazhdojnë të presin radhë të gjata në kufi, zvarritet “One Stop Shop”