Piramidat e Gizës, destinacioni popullor për turistët në Egjipt

Zona e piramidave në Giza mbetet një destinacion popullor për turistët në Egjipt, duke ofruar një vështrim në mrekullitë arkitekturore dhe trashëgiminë e pasur kulturore të qytetërimit të lashtë, raporton Anadolu.

Në këtë zonë, ku vizitorët mund të shijojnë edhe udhëtimin me deve dhe me karroca tradicionale me kuaj, ndodhen Piramida e Madhe e Gizës, e njohur si Piramida Khufu, si dhe Piramida Khafre dhe Piramida Menkaure.

Këto struktura, një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë, janë mazoleumet e faraonëve Khufu, Khafre dhe Menkaure, që përfaqësojnë një dinasti baba, biri dhe nipi.

Të vendosura në Giza, në jugperëndim të kryeqytetit Kajro, piramidat vitin e kaluar u vizituan nga 14.9 milionë turistë.

EgjiptiKairo