Një pilot i ushtrisë serbe humbi jetën pas rrëzimit të avionit MiG-29 në një arë pranë Beogradit, transmeton Portalb.mk.
Avioni i përkiste Brigadës së 204-të Ajrore, të stacionuar në aeroportin e Batajnicës.
Në vendngjarje kanë dalë pjesëtarë të ushtrisë, policisë dhe policisë ushtarake, si dhe zjarrfikës e ekipe të ndihmës së shpejtë.
Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet.
Ministria e Mbrojtjes nuk është prononcuar deri tani për aksidentin.