Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj janë dhënë leje për ndërtimin e 840 banesave, ndërkohë janë dhënë 340 leje ndërtimi për lloje të ndryshme të objekteve, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 840 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 71 561 m2”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke shtuar se “gjatë muajit maj të vitit 2026 janë dhënë 340 leje ndërtimi, që është zvogëluar për 27.5 % më krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak”.
Vlera e paraparë e këtyre objekteve arrin në 6.6 miliardë denarë, apo 15.2 përqind më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Te 214 objektet që kanë marrë leje, investitorët janë personat fizik, ndërsa 229 leje janë dhënë për objektet e ndërtimit të lartë.