Parlamenti në seancën e sotme konfirmoi dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, transmeton Portalb.mk.
“Parlamenti, bazuar në nenin 121, paragrafi 2 i Rregullores së Punës së Parlamentit, arrin në përfundimin se pozicioni i saj si Kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit përfundon”, tha kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi.
Pas konfirmimit të dorëheqjes, Komisioni për Zgjedhjet dhe Emërimet duhet të mblidhet brenda dhjetë ditësh dhe të marrë një vendim për të shpallur njoftim publik për zgjedhjen e një kryetari dhe anëtari të ri të Komisionit Kundër Korrupsionit.
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHK), Tatjana Dimitrovska, dha dorëheqjen më 25 korrik nga pozicioni i saj, njoftoi Kuvendi i RMV. Dorëheqja erdhi vetëm pak ditë pasi prokuroria ngriti një aktakuzë kundër saj më 18 korrik për veprat penale “zbulimit i sekreteve zyrtare dhe falsifikimi kompjuterik”.
Aktakuza kundër Dimitrovskës lidhet me rastin “Aditiv“, i cili ka të bëjë me prokurimin e aditivëve me vlerë mbi 6 milionë euro për REK “Bitola”. Veprimi në këtë rast filloi në nëntor të vitit të kaluar, dhe i dyshuari kryesor është ish-drejtori i Elektranave në RMV, Vasko Kovacevski, i cili është ende në arrati.