Pagesa të pasakta, lista të papërditësuara dhe parregullsi tjera konstatoi revizioni te IShSSH

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer revizionin e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Inspektimi është kryer për punën gjatë vitit 2024, transmeton Portalb.mk.

“Regjistrimi nuk është zbatuar plotësisht dhe llogaritje dhe pagesë e pasaktë e shtesës për punë me rrezik të lartë”, raportoi Enti Shtetëror i Revizionit, duke shtuar se “lista e substancave të ndaluara në produktet kozmetike, e miratuar në vitin 2010, nuk është përditësuar asnjëherë, gjë që nuk ndjek praktikën e BE-së, ku kjo listë është përditësuar shumë herë në të njëjtën periudhë”.

Revizioni ka paralajmëruar rrezikun që në treg të jenë lëshuar produkte me substanca që tashmë janë ndaluar në BE, ndërsa në Maqedoninë e Veriut jo.

Në raport theksohet mungesa e kushteve dhe pajisjeve teknike për testimin e substancave të ndaluara.

“Në pjesën e kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese në fushat e mbrojtjes sanitare-higjienike dhe epidemiologjike, si dhe të mbrojtjes shëndetësore, kemi konstatuar gjendje që ndikojnë në cilësinë e procedurës inspektuese, përkatësisht në një pjesë të lëndëve mungon dokumentacioni mbështetës”, raportoi Revizioni.

Enti Shtetëror për Revizion RMV (ESHR)Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor RMVMinistria e Shëndetësisë (MSH)