Padi ndaj drejtorit të shëndetit publik në Maqedoninë e Veriut, i shkaktoi dëm buxheti të shtetit

Nën dyshimet se ka mundësuar personat e tretë të përfitojnë pasuri të tundshme, por duke e dëmtuar buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi ndaj drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2025, në cilësinë e drejtorit të ISHP Qendra Shëndetësore “Primarius Dr. Gjorgji Gavrilski” në Sveti Nikollë, nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat e Ligjit për përdorimin dhe posedimin e sendeve në pronësi shtetërore dhe komunale dhe pa e zbatuar procedurën përkatëse dhe pa e siguruar pëlqimin e nevojshëm të Qeverisë, ka tjetërsuar sende të tundshme, për të cilat nuk ka pasur të dhëna përkatëse lidhur me llojin dhe sasinë e tyre në vlerë të përgjithshme prej 75.000 denarësh”, raportoi Policia.

Drejtori 63 vjeçar S.B. nga Sveti Nikolla akuzohet për veprën penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”.

Keqpërdorim i pozitës zyrtareKeqpërdorim tenderiMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Ministria e Shëndetësisë (MSH)Policia e Maqedonisë së Veriut