Osmani thirri mbledhje të përforcuar të Këshillit të përhershëm në Vjenë

 Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot është në vizitë pune në Vjenë, ku me kërkesë të tij do të mbahet Mbledhja e Përforcuar e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. Në takim do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me sfidat e Organizatës, situatën aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe për çështje të tjera, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të vizitës së tij, Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, do të mbajë fjalim edhe në ngjarjen e veçantë kushtuar menaxhimit të rreziqeve nga katastrofat me temë “Solidariteti i Shkupit i pasqyruar përmes rajonit të OSBE-së: Mësimet nga e kaluara për t’u përballur me sfidat  sotme të përbashkëta”, ndërsa do të vizitojë edhe ekspozitën “Asnjë ndjenjë nuk është përfundimtare. Koleksioni i solidaritetit – Shkup”, njoftoi MPJ.

Kujtojmë se OSBE-ja më 5 shtator zhvilloi konferencën mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, konferencë kjo nën kryesimin e RMV-së me OSBE-në. RMV-ja ende çalon për sa i përket barazisë gjinore dhe përfaqësimit të gruas në shoqëri. Për këtë, kryesuesi i OSBE-së, njëherit edhe ministri i Jashtëm i vendit, Bujar Osmani i vetëdijshëm për përfaqësimin e ulët të gruas në shoqëri, tha se pikërisht konferenca ka për qëllim që të jep rekomandimet konkrete, jo vetëm për vendin, por për të gjitha vendet që mbulon OSBE-ja. Ndërkaq, Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid theksoi se barazia gjinore është thelbësore për paqen, stabilitetin dhe sigurinë.

Bujar OsmaniMinistria e Punëve të Jashtme (MPJ)OSBE RMVVjena Viena