Orban tha se janë gjetur eksplozivë pranë infrastrukturës së gazit midis Hungarisë e Serbisë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të dielën se ka pasur një telefonatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili i ka thënë se janë gjetur eksplozivë pranë infrastrukturës së gazit në Serbi, që lidh vendet e tyre, raporton Koha.net.

Orban, i cili është aleat i Vuçiqit dhe përballet me zgjedhjet më 12 prill, ka thënë në një postim në Facebook se “autoritetet serbe kanë gjetur eksplozivë shkatërrues dhe pajisjet e nevojshme për aktivizim në infrastrukturën kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë”, ka shkruar Orban.

Ai ka shtuar se një hetim është duke u zhvilluar.

“Kam thirrur një këshill të jashtëzakonshëm mbrojtjeje këtë pasdite”, ka thënë Orban.

GazifikimHungariaLuftëSerbiaViktor Orban