Nvidia ka njoftuar se po e rikthen Jensen Huangun në pozitën e drejtorit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm, vetëm disa javë pas dorëheqjes së tij të bujshme, pas raportimeve për afera jashtëmartesore, përfshirë edhe një lidhje të pretenduar me një spiune kineze, raporton The Guardian.
Aksionet e Nvidia-s u rritën ndjeshëm pas këtij lajmi, duke shënuar rritje prej më shumë se 25 përqind në tregtimin para hapjes së bursës.
Vendimi i kompanisë teknologjike për ta rikthyer Huangun shënon një kthesë të fortë nga qëndrimi i bordit drejtues, i cili vetëm disa ditë më parë kishte përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij.
Huang e shndërroi Nvidia-n nga një kompani që prodhonte çipa për video-lojëra në furnizuesin dominues të procesorëve për inteligjencën artificiale, duke udhëhequr gjatë kësaj kohe strategjinë e kompanisë, marrëveshjet me klientët dhe marrëdhëniet me Uashingtonin.
Ai dha dorëheqje më 12 nëntor, pas zbulimeve për afera jashtëmartesore, përfshirë një lidhje me një biznesmene, për të cilën autoritetet amerikane dyshojnë se ka spiunuar për Kinën. Pekini i ka mohuar këto akuza.
Bordi drejtues deklaroi se është i kënaqur me sinqeritetin dhe aftësitë drejtuese të Huangut dhe se, pas konsultimeve me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane, nuk sheh asnjë rrezik për sigurinë kombëtare nga rikthimi i tij.
Donald Trump bëri thirrje gjatë natës për rikthimin e Huangut, duke shkruar në rrjetin e tij Truth Social:
“Shpresoj që bordi i Nvidia-s ta riemërojë Jensen Huangun. Kjo do të ishte gjëja më e mirë për kompaninë, por edhe për SHBA-në. Presidenti DONALD J. TRUMP.”