Nuk u ndërtua fabrika për riciklimin e mbeturinave siç premtoi Kasami para zgjedhjeve 

Ndërtimi i fabrikës për riciklimin e mbeturinave mbetet premtim i pa realizuar i Komunës së Tetovës, shkruan Portalb.mk. 

Në programin zgjedhor ‘Me ka krejt për Tetovën’ 2021-2025 me të cilin kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami garoi dhe fitoi në zgjedhjet e fundit lokale tetorin e vitit 2021, mes tjerash përmend edhe ndërtimin e një fabrike për riciklimin e mbeturinave. 

Te pjesa e ekologjisë dhe mjedisit, konkretisht në faqe 25 thuhet:  

“Partneritet publiko-privar për ndërtimin e një fabrike për riciklimin e mbeturinave, në bashkëpunim me qeverinë dhe komunat e Pollogut, me çka do të mundësojmë eliminimin e plotë të deponive të egra, ruajtjen e shëndetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës”. 

Por, gati se katër vite më vonë prej kur Kasami erdhi në krye të Komunës së Tetovës, kjo fabrikë nuk është ndërtuar. 

Nga Komuna e Tetovës nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske për mosrealizimin e këtij premtimi.   

Përndryshe, menanxhimi me mbeturinat mbeti problem i pazgjidhur edhe në mandatin e Kasamit, ndonëse me 10 nëntor 2023Komuna e Tetovës nënshkroi marrëveshje për partneritet publiko-privat me kompaninë sllovene të grupacionit “Saubermaher” për menaxhimin e mbeturinave, në terren pati përmirësime, por ende nuk ka zgjidhje të plotë të problemit.  

Në ndërkohë, rajoni i Pollogut pritet që në vitin 2027 të ketë deponi moderne rajonale sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Hapja e tenderit për këtë projekt vazhdimisht është zvarritur, ndërsa e njëjta pritet të publikohet në shtator të këtij viti.

Bilall KasamiKomuna e TetovësNdotja e tokës mbeturinaPortalb Fakt - Premtime parazgjedhore