Gjithsej 18 zjarre janë regjistruar në sipërfaqe të hapura në të gjithë vendin, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Pesë prej tyre janë nën kontroll, ndërsa 13 janë shuar. Nuk ka zjarre aktive, transmeton Portalb.mk.
Zjarret në Dollnen pranë fshatrave Dollgaec dhe Strovija, në Komunën e Gazi Babës pranë deponisë Vardarishte, në Komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf, në Makedonski Brod pranë zonës shumëfunksionale “Jasen” dhe në Komunën e Likovës pranë fshatit Nikushtak janë nën kontroll.
Përndryshe, më 2 shtator, Ministria e Bujqësisë zgjati deri më 30 shtator ndalimin e lëvizjes në pyjet dhe tokën pyjore të Maqedonisë së Veriut.
Ministria përkujtoi se qytetarët që do të kapen duke lëvizur në këto hapësira do të dënohen nga 1 500 deri 2000 euro, në bazë të nenit 106 nga Ligji për Pyjet.
Ata vlerësojnë se rreziku nga shfaqja e zjarreve në hapësira publike nuk është zvogëluar, ndërsa ky vendim është një masë parandaluese që do të ndihmon në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve.
Në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).