Nuk është e vërtetë se nuk ka ushtarë të Koresë së Veriut në luftën me Ukrainën

Sipas vlerësimeve të Ukrainës dhe Perëndimit, rreth 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen në rajonin e Kurskut për të ndihmuar forcat ruse. Rusia as e ka konfirmuar e as mohuar praninë e tyre. Se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë për të luftuar në anën e Rusisë u konfirmua personalisht nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili postoi një video të dy ushtarëve të kapur në mediat sociale, shkruan Vërtetëmatësi, transmeton Portalb.mk.

Ne analizojmë një postim në Facebook që thotë:

Siç u parashikua, ne kurrë nuk do të shohim luftëtarë të Koresë së Veriut në Rusi/Ukrainë, thjesht sepse ata nuk ishin aty në radhë të parë.

Postimi pretendon se nuk ka pasur ushtarë të Koresë së Veriut në luftën me Ukrainën, gjë që nuk është e vërtetë.

Se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë për të luftuar në anën e Rusisë u konfirmua personalisht nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili postoi një video të dy ushtarëve të kapur në mediat sociale.

Përveç ushtarëve të parë të kapur të Koresë së Veriut, padyshim që do të ketë edhe më shumë. Është vetëm çështje kohe para se trupat tona të arrijnë të kapin të tjerët. Nuk duhet të ketë dyshim në botë se ushtria ruse është e varur nga ndihma ushtarake e Koresë së Veriut. Putini filloi tre vjet më parë me ultimatumet ndaj NATO-s dhe përpjekjet për të rishkruar historinë, por tani ai nuk mund të bëjë pa mbështetjen ushtarake nga Pheniani, shkroi Zelensky në X së bashku me një video të ushtarëve të kapur të Koresë së Veriut. 

Në video shihet marrja në pyetje e dy ushtarëve, të cilët thonë se nuk e dinë se ku ndodhen.

Dëshmi se ushtarët e Koresë së Veriut po luftojnë në Ukrainë u prezantuan edhe nga CNN, duke publikuar shënime dhe letra që ushtarët ukrainas gjetën në trupat e ushtarëve të tjerë të Koresë së Veriut.

CNN mori një vështrim të rrallë në botën e trupave të Koresë së Veriut që luftonin për Rusinë në intervistat me forcat e operacioneve speciale ukrainase, të cilët i thanë CNN se koreano-veriorët me të cilët u përballën në luftime intensive nuk u dorëzuan. Në një video të shpërndarë me CNN, një ushtar ukrainas i afrohet një ushtari të plagosur të Koresë së Veriut, i cili ishte shtrirë me fytyrë përtokë gjatë përleshjeve. Ndërsa ukrainasi e tërheq këmbën e ushtarit të Koresë së Veriut për të parë nëse ai është ende gjallë, koreano-veriori lëshon një ulërimë në gjuhën koreane përpara se të shpërthejë një granatë pranë kokës së tij. Ushtari i Koresë së Veriut që shihet duke shpërthyer granatën në video mbante një kartë të rreme të identitetit ushtarak ruse që e identifikonte atë si 29-vjeçarin Ment Chat. Dokumenti thotë se ai iu bashkua ushtrisë ruse në tetor dhe ishte nga rajoni kufitar rus i Tuva, afër Mongolisë, raporton CNN. 

Shënimet e shkruara me dorë të gjetura pranë trupave të ushtarëve të Koresë së Veriut të vrarë në fushën e betejës në rajonin Kursk të Rusisë zbulojnë një taktikë në të cilën ushtarët e Phenianit përdoren si karrem për të rrëzuar dronët ukrainas, raportoi Telegrafi britanik.

Sipas Telegraph, forcat e operacioneve speciale ukrainase gjetën shënime në të cilat ushtarët përshkruanin taktika vdekjeprurëse dhe shprehnin dashurinë e tyre për udhëheqësin e tyre Kim Jong-Un dhe dëshirën e tyre për t’u kthyer në atdheun e tyre.

Sipas vlerësimeve të Ukrainës dhe Perëndimit, rreth 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen në rajonin e Kurskut për të ndihmuar forcat ruse. Rusia as e ka konfirmuar e as mohuar praninë e tyre. Zelensky thotë se forcat ruse dhe koreano-veriore pësuan humbje të mëdha.

Numri i ushtarëve të Koresë së Veriut të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë ka të ngjarë të kalojë 3,000, duke përfshirë rreth 300 të vdekur dhe 2,700 të plagosur, tha një ligjvënës i Koresë së Jugut, duke cituar informacione nga agjencia e inteligjencës së vendit.

Nga të gjitha faktet më sipër, njoftimin që po analizojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.

Korea e VeriutRusiaUkrainaVertetmatës recension - verifikim i fakteveVladimir Zelenski (Volodymyr Zelenskyy)