NQP “Shkup” ka nënshkruar kontratë prej 2.3 milionë euro për pagesa elektronike të biletave dhe vendndodhjen automatik të autobusëve

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkup” ka lidhur marrëveshje të re për përmirësimin e sistemit për lokacionin automatik të autobusëve dhe për evidentimin e udhëtarëve në kohë reale, raporton SKD, përcjell Portalb.mk.

Marrëveshja në vlerë prej 2.3 milionë euro është nënshkruar me kompaninë për prodhim, tregti dhe shërbime “Antoniks” nga Shkupi dhe do të ketë kohëzgjatje dyvjeçare.

Kjo kompani duhet të mirëmban dhe përmirëson pa problem dhe pa pengesa sistemin për ndjekjen e autobusëve dhe pagesën e biletave përmes telefonit gjatë dy viteve të ardhshme.

Në një pjesë të autobusëve në Shkup që nga muaji i kaluar nuk punojnë pajisjet dhe qytetarët nuk mund të paguajnë biletat.

Autobus(ë)Autobusët e ShkupitNdërmarrja Qarkulluese (Transportuese) Publike Shkup (NQP) (JSP) (NTP)Stacion(e) AutobusëshTransport