Një grua nga Shkupi humbi jetën pas goditjes me veturë nga një 25-vjeçar

Dje në ora 12:07 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup, vetura “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 25-vjeçari R.M. nga fshati Gllumovë, Shkup, ka goditur 78-vjeçaren M.N. nga Shkupi, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk.

“Pas aksidentit M.N. është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, njofton MPB.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa një ekip nga SPB Shkup ka bërë inspektim të vendit të aksidentit.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)SPB ShkupVdekje
Comments (0)
Add Comment