Në qytetin Knin të Kroacisë ka humbur jetën një 25-vjeçar dhe katër të tjerë u plagosën rëndë pasi një bombë shpërtheu në një festë, transmeton Portalb.mk.
Të plagosur janë një 25 vjeçar, një 23 vjeçar, një vajzë 21 vjeçe dhe dhe një e mitur.
“Pas hetimeve u konstatua se 25-vjeçari gjatë festës kishte sjellë një bombë dore M-75 nga dhoma e gjumit dhe ia kishte dhënë një 25-vjeçari tjetër. Për shkak të përdorimit jo profesional, bomba u aktivizua aksidentalisht në duart e 25 vjeçarit”, tha policia e Shibenikut.