Në një banesë në Selanik, dje është gjetur e vdekur një vajzë 24-vjeçare, shtetase e Maqedonisë së Veriut, ndërsa sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, sipas shumë gjasave nuk bëhet fjalë për vepër penale, edhe pse autoritetet janë në pritje të rezultateve zyrtare të autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA, pasi anëtarët e familjes së vajzës nuk mundën ta kontaktonin, një i afërm i ngushtë u ngjit në katin e dytë të ndërtesës dhe hyri në banesë përmes derës së ballkonit, ku e gjetën 24-vjeçaren pa shenja jete.
Në vendngjarje u thirr një mjek nga mjeksia ligjore, i cili gjatë një ekzaminimi të jashtëm të trupit, ai nuk vuri re asnjë gjurmë që do të tregonte një vepër penale.
Pas autopsisë së trupit do të përcaktohen rrethanat dhe shkaqet e sakta të vdekjes.