Nikolloski paralajmëroi Starlink përmes operatorit të tretë celular

Operatori i tretë celular “One Macedonia” do të përdorë teknologjinë satelitore Starlink, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Operatori është pjesë e grupit hungarez “4iG”, i cili në shtator nënshkroi marrëveshje me kompaninë “SpaceX” të Elon Musk, transmeton Portalb.mk.

“Kur të përfundojë testimi, do të kalojnë drejtpërdrejt në Starlink, përkatësisht te satelitët e Elon Musk“, tha Nikolloski në një intervistë në emisionin „360 Gradë“ në MRT1, më 19 tetor.

Sipas njoftimit të “4iG”, Maqedonia është ndër vendet ku planifikohet të prezantohet gjenerata e ardhshme Starlink Mobile V2. Ajo pritet të mundësojë lidhjen e drejtpërdrejtë të telefonave celularë me satelitët dhe të plotësojë rrjetin celular në zonat ku nuk ka sinjal. Teknologjia është paraparë gjithashtu për të ruajtur lidhjet gjatë ndërprerjeve të infrastrukturës tokësore.

Deri në mars të vitit 2027, operatori i ri duhet të sigurojë mbulim me rrjet celular në të paktën një qytet. Nikolloski tha se kompania ka zgjedhur Shkupin.

Ministri pret që hyrja e operatorit të tretë në treg të sjellë çmime dukshëm më të ulëta krahasuar me ato të dy operatorëve ekzistues. Në intervistë nuk u prezantuan paketa tarifore dhe as nuk u bë e ditur data e fillimit të shërbimit satelitor.

Aleksandar NikollovskiHungariaOperator CelularSpaceX