Nevzat Bejta e pranoi humbjen: Falënderoj qytetarët që ishin kundër krimit që është bërë në tetë vitet e shkuara 

Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit gjatë një paraqitjeje i falënderoi votuesit që votuan për të, megjithëse nuk arriti të del fitues, transmeton Portalb.mk. 

“I falënderoj të gjithë qytetarët të cilët e mbështetën ndryshimin dhe ishin kundër krimitë që është bërë për tetë vitet e shkuara. Ata e keqpërdorën financat e komunës të cilën e kanë plaçkiutur dhe për një javë resht ata kanë ndarë shumë para te qytetarët e Gostivarit dhe besoj se institucionet e shtetit do të hyjnë në komunë dhe do ta vërtetojnë krimin që e ka bërë Taravari dhe e ka vazhduar Limani. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona dhe çdo gjë do të del në sipërfaqe. Gjithë ata qytetarë që kanë votuar për mua i falënderoj përzemërsisht dhe jam mirënjohës”, tha Bejta. 

Në ndërkohë, sipas 85.95% të votave të numëruara nga KSHZ-ja, Valbon limani ka marrë13.539 vota ndërsa Nevzat Bejta 6.929 vota. 

Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë u mbajtën në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë. Zgjedhjet përsëriten për shkak se në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në tetor nuk u arrit pragu i daljes së një të tretës së votuesve apo 33.33%.

Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33.31 %, në Vrapçisht 25.18%, në Mavrovë&Rostushë 30.31% dhe në Qendër Zhupë 21.49%. Në zgjedhjet e përsëritura nuk vlen pragu i daljes prej një të tretës së votuesve.

 

 

 

Komuna e GostivaritNevzat BejtaZgjedhje lokale RMV 2025