Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa, sot më 10 shtator 2025 në Europe House në Shkup, do të promovojë Raportin në Hije mbi Lirinë e Mediave në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Ngjarja do të fillojë me fjalët hyrëse dhe një prezantim të gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve të raportit, e më pas do të vijojë me një diskutim në panel me ekspertë dhe gazetarë të shquar. Paneli do të përpiqet t’i përgjigjet pyetjes: A mund ta përmbushin mediat në Maqedoni rolin e tyre për sa i përket interesit publik? Diskutimi do të ofrojë një mundësi unike për shkëmbimin e pikëpamjeve midis studiuesve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, profesionistëve të mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e tij të ri mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ka vlerësuar se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kufizuara liria e shprehjes dhe liria së medias. Në pjesën për Maqedoninë e Veriut, raporti citon organizata joqeveritare të cilat theksojnë se liritë e medias janë të rrezikuara nga paditë strategjike ndaj gazetarëve (SLAPP), presionet e zyrtarëve, autocensura dhe sulmet për shkak të hetimeve mbi korrupsionin, dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes,