Në kuadër të festimeve të Nëntorit, Tetova do të presë turneun mbarëkombëtar të volejbollit për grupmoshën U16, duke bashkuar ekipet nga Vlora, Drenica, Kërçova dhe Tetova, transmeton Portalb.mk.
Hapja solemne e turneut do të mbahet nesër, e hënë, në orën 17:00, në Sallën e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.
Ndeshjet do të zhvillohen më 24 dhe 25 nëntor.
Nga Komuna e Tetovës të cilët e organizojnë këtë ngjarje thonë se e njëjta, “synon të promovojë sportin dhe bashkëpunimin ndërmjet të rinjve shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e aktivitetit sportiv në edukimin dhe zhvillimin e tyre”.
Organizatorët bëjnë thirrje te të gjithë qytetarët të ndjekin këtë ngjarje sportive dhe të mbështesin ekipet pjesëmarrëse.