Sot mbaroi java e shtatë në Ligën e Parë te futbolli i Maqedonisë së Veriut, ku Shkëndija e Haraçinës fitoi kundër ekipit të Skopjes me rezultat 1:0, transmeton Portalb.mk.
Me këtë fitore, Shkëndija H u ngjit në vendin e tretë me 13 pikë, ndërkohë vetëm Struga gjenden para me 14 pikë dhe Shkëndija e Tetovës me 16 pikë.
Arsimi gjendet në vendin e shtatë me 8 pikë, ndërsa Bashkimi e nënta me 4 pikë.
Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut marrin pjesë këta ekipe: Shkëndija Tetovës, Struga, Bashkimi, Arsimi, Shkëndija Haraçinës, Tikveshi, Vardari, Skopje, Bregallnica dhe Sileksi.