Në RMV u arrestuan pesë persona, dy prej tyre mjek, nën dyshimet për kontrabandë me botoksët

Prokuroria në Maqedoninë e Veriut ka zgjeruar hetimet në lidhje me kontrabandën me botoksët, për çka kanë arrestuar pesë persona, dy prej tyre mjek, transmeton Portalb.mk.

“Bazuar në provat e mbledhura, prokurori publik lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar një hetim kundër katër personave. Tre të dyshuar akuzohen për veprat penale “bashkim kriminal” dhe “shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i kompanisë së tjetrit“, ndërsa një person dyshohet për veprën penale “shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i kompanisë së tjetrit“, raporton Prokuroria.

Në kuadër të hetimeve për kontrabandë, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kryer bastisje në pesë lokacione në Shkup, duke përfshirë edhe dy institucione shëndetësore.

Mjekësi Mjek(e) DoktorOda e Mjekëve RMV