Në RMV gjatë vitit 2021 u paguan mbi 14 milionë denarë tatime mjedisore që është më shumë se në 2020

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut për mjedisin jetësor në vitin 2021 janë paguar tatime në vlerë prej 14 273.4 milionë denarë, që është për 13.7 % më shumë krahasuar me vitin 2020, kur vlera e tatimeve ishte 12 557.2 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, rritje më të madhe në tatimet e mjedisit jetësor shënojnë tatimet për energjenca në sektorin transport dhe magazinim dhe industri përpunuese. Rritja e këtillë është si rezultat i akcizave të rritura për karburantë.

Gjatë vitit 2021, pjesëmarrje më të madhe të tatimeve për mjedisin jetësor kanë tatimet e energjencave me 64 %, pastaj vijojnë tatimet për transport me 34.9 % dhe tatimet e ndotjes me 1.1 %.

Pjesëmarrja e taksave mjedisore në produktin e brendshëm bruto në vitin 2021 është 2.0 %.

 

CTRL Z – CTRLZEkologjiEnti Shtetëror i Statistikave RMV (ESHS)Mjedisi jetësor