Në Maqedoninë e Veriut çdo ditë mesatarisht realizohen rreth 4 shfaqje në teatër

Në teatrot e Maqedonisë së Veriut gjatë një viti janë realizuar rreth 1 391 shfaqje që gjithsej kanë mbledhur 232 136 vizitorë, transmeton Portalb.mk.

Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 38 koncerte të filarmonisë kombëtare. Këto koncerte janë ndjekur nga 25 100 vizitorë.

Enti Shtetëror i Statistikave raportoi se numri i koncerteve të Filarmonisë. shënoi rënie. Ansambli profesional i këngëve dhe valleve popullore shënoi 28 koncerte dhe 19 920 vizitorë, duke shënuar rritje..

“Gjatë periudhës 2024/2025, numri i përgjithshëm i shfaqjeve nëpër teatrot profesionale është rritur për 20.9 %, gjithashtu edhe numri i vizitorëve është rritur për 20.5 % krahasuar me periudhën 2023/2024”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Kultura shqiptareKulturë lajmeMinistria e Kulturës dhe Turizmit (MKT)Teatër shfaqje teatroreTeatri Kombëtar Shqiptar