Në krahasim me vitin e kaluar, pasaporta e Maqedonisë së Veriut është “fuqizuar”, ashtu që qytetarët e saj do të mund të udhëtojnë në 130 shtete pa viza, transmeton Portalb.mk.
Renditja e “The Henley Passport Index”, tregoi se Maqedonia e Veriut është në vendin e 38-të në botë, shtatë vende më mirë, apo trefish më shumë shtete sesa vitet paraprake.
Në listën e vitit 2025, Serbia është në vendin e 32-të dhe mund të shfrytëzojë pasaportën pa viza në 138-të vende, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria janë në vendin e 43-të, Turqia në vendin e 46-të dhe Kosova në vendin e 61-të.
Greqia gjendet në vendin e pestë, ashtu që pasaporta e saj pa viza mund të shfrytëzohet në 187 vende, ndërsa Kroacia dhe Sllovenia e nënta në 183 vende, kurse Bullgaria e 13-ta.
Pasaporta më e fuqishme është e Singaporit, e cila mundësin hyrjen pa viza në 227 vende, ndërsa pasaporta më e dobët është e Afganistanit, me të cilën mund të shkojmë vetëm në 25 shtete.