Ndërroi jetë senatori i njohur republikan Lindsey Graham

Lindsey Graham, një senator republikan prej shumë kohësh nga Karolina e Jugut, vdiq të shtunën në mbrëmje, njoftoi zyra e tij këtë mëngjes, transmeton Euro News Albania.

“Të shtunën në mbrëmje, më 11 korrik, senatori amerikan Lindsey Graham ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur. Familja e senatorit Graham ju falënderon për lutjet tuaja në këtë kohë dhe kërkon privatësi gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”, thuhet në deklaratë, raportoi The Washington Post.

Graham, i cili u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1994 dhe në Senat në vitin 2002, kandidoi për rizgjedhje këtë vit.

Ai ka qenë një aleat i besueshëm i presidentit të SHBA-së Donald Trump në shumicën e çështjeve, por ka pasur qëndrime të ndryshme me presidentin në disa fusha, siç është politika e jashtme.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Ka qenë me mua për një kohë të gjatë. Kur mbaroi ajo luftë, ne u bëmë miqtë më të mirë dhe ai më ndihmoi po aq sa kushdo tjetër në Senat”, tha Trump për Graham muajin e kaluar, duke pranuar se të dy luftuan për nominimin presidencial republikan të vitit 2016.

Senati AmerikanShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)