NATO: Maqedonia e Veriut iu bashkangjit aleancës me emrin e saj kushtetues, marrëveshja e Prespës është e rëndësishme

Një zyrtar i NATO-s për agjencinë e lajmeve greke AMNA deklaroi se Maqedonia e Veriut iu bashkëngjit aleancës atlantike NATO me emrin e saj kushtetues. Marrëveshja e Prespës e zgjidhi kontestin 30 vjeçar me Greqinë, ndërkaq akti i mos-përmendjes së emrit kushtetues nga ana e presidentes së vendit Gordana Siljanovska-Davkova, nxiti reagime në vend dhe arenën ndërkombëtare, përfshi fqinjët tanë, Greqinë dhe Bullgarinë, transmeton Portalb.mk.

Duke iu referuar dokumentit të Marrëveshjes së Prespës, që solli ndryshimin e emrit me përcaktuesin gjeografik “Maqedonia e Veriut”, zyrtari i NATO-s në deklaratën e tij për AMNA kujton se RMV-ja i është bashkuar kësaj aleance me emrin e saj kushtetues dhe se kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

“Marrëveshja e Prespës e hapi rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kontribuoi në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë të rëndësishme për t’u mbajtur midis aleatëve. Maqedonia e Veriut iu bashkua Aleancës me emrin e saj kushtetues dhe përfaqësohet në NATO me atë emër”, tha zyrtari NATO-s për AMNA.

Pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, më 27 mars 2020, Maqedonia e Veriut u anëtarësuan në NATO.

Kujtojmë se gjatë betimit në ceremoninë e inaugurimit në Kuvend presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova, përdori termin “Maqedonia” në vend të emrit kushtetues “Maqedonia e Veriut”, gjë që shkaktoi reagime të shumta në arenën diplomatike, në veçanti nga shtetet fqinje si Greqia dhe Bullgaria.

Bashkimi Evropian (BE)Gordana Siljanovska DavkovaMaqedonia e Veriut RMVMarrëveshja e Prespës (me Greqinë)NATONATO - Maqedoni