Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 41 vjeçar nën dyshimet që ka kërkuar nga 41 vjeçarja që ta kthen borxhin me kamatë. Ishte bastisur shtëpia e tij, ndërsa ndaj tij është paralajmëruar kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.
“U privua nga liria M.J. (41) nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal. Sipas denoncimit, në janar të vitit 2025, J.A. (41) nga Shkupi ka marrë 4,500 euro nga M.J., të cilat i nevojiteshin për operacionin e nënës së tij”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari një muaj pasi I kishte dhënë borxh 41 vjeçares J.A., kishte kërkuar që borxhi t’I kthehet me 36 000 denarë kamatë.