Mitreski nesër do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale në RMV, ende nuk ka vendim për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, njoftoi se nesër do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale, në përputhje me obligimin e Kushtetutës. Mitreski thotë se ende nuk ka marrë vendim nëse zgjedhjet e rregullta parlamentare do të shpallen në të njëjtën ditë, transmeton Portalb.mk.

“Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më 14 shkurt sepse është detyrimi im kushtetues, detyrim që buron nga Kushtetuta. Në Kushtetutë shkruhet nga 70 deri në 90 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve. Në fakt raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është 24 prilli, që do të thotë se 70 ditë përpara është 14 shkurt dhe më pas do të shpallen zgjedhjet presidenciale. Nuk kam marrë ende vendim nëse zgjedhjet e rregullta parlamentare do të shpallen në të njëjtën ditë. Jam duke bërë disa konsultime me shërbimet në Kuvend. Nëse nuk ka pengesë, pse të mos e bëjë në të njëjtën ditë”, tha Mitreski në një intervistë për MIA-n.

Se kur mund të pritet anëtar i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ai thotë se aktualisht është ngecur puna në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime ku ka dy propozime.

“E shihni, në lëvizjen e gjërave nëpër Parlament, ne themi deri në shpallje se nuk është e mundur, por ndoshta do të votohet nëse arrihet një konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare, pra partive politike. Kam pasur një propozim, aktualisht është ngecur puna në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime ku janë dy propozime. Propozimi im ishte që të dy propozimet të vijnë në seancë plenare, të shqyrtohen në seancë plenare, të hapet diskutimi dhe të mbyllet diskutimi deri në momentin e vendimit, gjegjësisht deri në votim, sepse zgjedhja e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve bëhet me dy të tretat e shumicës. Duhen 80 deputetë. Nëse jam i informuar, nëse marr informacion se për njërin prej anëtarëve është siguruar shumicë prej dy të tretash, atëherë do ta hidhja në votim propozimin për të siguruar anëtarin e fundit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha Mitreski.

Kryetari i Kuvendit pret të arrihet konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare për Kodin Zgjedhor.

“Kam informacione se negociatat janë duke u zhvilluar, se janë afër konsensusit, sidomos në fushën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, nuk kam dëgjuar deri më tani që të ketë komente. Sigurisht që ka edhe çështje të tjera që presin të arrihen. Pres që grupet parlamentare të propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor të paktën aty ku kanë konsensus, të paktën që vëzhgimet e OSBE/ODIHR të përfshihen në Kodin Zgjedhor të propozuar. Kur ta marr si tekst të nënshkruar nga të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare, që do të thotë se nënshkrimi i të gjithë koordinatorëve do të thotë konsensus i siguruar, atëherë do ta vendos menjëherë atë propozim në seancën e ardhshme në mënyrë që të votohet nga ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. Edhe pse rekomandimet e OSBE/ODIHR janë të lidhura me datën dhe kur duhet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, megjithatë, duke pasur praktikën nga ciklet e mëparshme zgjedhore ose ndryshimet në Kodin Zgjedhor në ciklet e mëparshme zgjedhore ku p.sh. në vitin 2020 kemi pasur ndryshime në Kodin Zgjedhor pikërisht në ditën e shpërndarjes së Kuvendit, ndaj sa herë të vijë propozimi, do ta hedh menjëherë për shqyrtim në një seancë të Kuvendit për të marrë një vendim përfundimtar”, tha Mitreski.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 24 prill (e mërkurë), ndërsa raundi i dytë do të mbahet me 8 maj (e mërkurë) së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Parlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutZgjedhje parlamentare RMV 2024Zgjedhje parlamentare/lokaleZgjedhje presidenciale RMV 2024