Ministria me vendim e mbylli deponinë e mbeturinave në Nikushtak

Deponia e mbeturinave në Nikushtak të Likovës prej sot është e mbyllur, bazuar në vendimin e Ministrisë për Mjedis jetësor dhe Planifikim Hapësinor, transmeton Portalb.mk.

“Mexhiti në vendim sqaron se vendimi është miratuar me qëllim mbrojtjen e mjedisit, jetës dhe shëndetit të qytetarëve, dhe se vendndodhja ekzistuese jo-standarde për heqjen e mbeturinave komunale në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës nuk plotëson standardet mjedisore”, njoftoi Ministria.

Ata e vlerësojnë se kjo deponi nuk i plotëson standardet për mbeturina, ndërsa vendimi është marrë në përputhje me ligjin për administratën shtetërore dhe ligjin për mjedisi

“Po ashtu sot kam sjell kërkesë për realizimin e kontrollit inspektues në të gjitha deponitë në lokacionet e pa regjistruara për mbeturina, dhe po ashtu për rekomandim për realizimin e kontrollit të deponive ilegale në territorin e komunave ku u bëjmë thirrje edhe komunave t’i pastrojnë  deponitë. Sot ka pasur një vendim edhe për pastrimin dhe kjo shkon në histori pra deponia e Nikushtakut, dhe çështja është e mbyllur dhe Nikushtaku është ish deponi, tash më e mbyllur, e rrethuar, ka filluar të mbjellën edhe fidane, dhe është çështje që i mbetet historisë”, deklaroi Mexhiti. 

“Ndërsa investimin e ka bërë Ministria e Ekologjisë e ka mbuluar në bazë të standardeve me dhe, domethënë janë marrë të gjitha masat, në fund pra këtu janë bashkangjitur edhe të gëzuar nga vendimi pra edhe qytetarët e Nikushtakut, domethënë kanë shkuar me mbjelljen e fidaneve. Ajo që është me rëndësi ka vendim i sjellur nga unë që Nikushtaku i takon më historisë, nuk është deponi por është hapësirë e gjelbër”, shtoi ai. 

Ndryshe, banorët e Nikushtakut, Orllancës dhe Grushinës në takimin e 13 shtatorit me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti kanë marrë premtim se nga e hëna (15 shtator) do të mbyllet deponia.

Banorët e Nikushtakut, Orllancës dhe Grushinës më 12 shtator mbollën pesëdhjetë fidanë dhe vendosën pllakatën ‘Ndalohet hedhja e mbeturinave’ në deponinë e Nikushtakut. Ata theksuan se do të vazhdojnë të protestojnë deri sa të ndalet hedhja e mbeturinave sepse institucionet ende nuk kanë gjetur zgjidhje permanente për këtë problem.

Premtuan pastrim dhe gjelbrim

Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai në mënyrë pompoze mblodhën përfaqësues nga partitë e tyre si dhe funksionerë të tjerë më 25 gusht duke premtuar para banorëve se “pastrimi pritet të bëhet brenda dhjetë ditëve me 5 milionë denarët e ndarë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.”

Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti tha se me këto 5 milionë denarë është paraparë pastrimi, pajisje mekanike për menaxhim të sigurt të mbeturinave, si dhe është përgatitur edhe elbaorat gjeodetik.

Zëvendëskryeministri Arben Fetai gjatë ngjarjes tha se: “Deponia po mbyllet, do pastrohet dhe ky ambient këtu do rregullohet, do gjelbërohet”.

Paraprakisht për pastrimin e kësaj deponie pati dështuar tenderi. 

Kujtojmë se për më shumë se mbi dy dekada kjo deponi është pa zgjidhje, duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe mjedisin jetësor. 

 

 

 

 

Deponi ilegaleDeponi rajonaleKomuna e LikovësLikovaMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH)Ndotja e ajrit - ajër i ndoturNdotja e tokës mbeturinaVideo Lajme