Në tetor i kalon afati lejes së integruar-B të Keps Mont Grup-it, dhe koncesionari, nëse dëshiron që të eksportojë do të duhet të kërkojë leje të re. Nga Njësia për mjedisin jetësor në Veles thonë se deri tani te ato nuk ka arritur kërkesë e re, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
Zgjyra e deponisë së shkritores së Velesit do të shtypet dhe bluhet para së të eksportohet. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e miratoi elaboratin për mbrojtjen e mjedisit jetësor për projektin “Eksploatimi i lëndës së parë teknogjene në lokalitetin Bash Kolibi me vendosjen e instalimit për aktivitete plotësuese të shtypjes dhe bluarjes së TMS-së në Komunën e Velesit”.
Me këtë, koncesionari Keps Mont Grup fitoi dritë jeshile që të aplikojë edhe dy aktivitete plotësuese për përpunimin e lëndës së parë minerale teknogjene që të ketë mundësi më lehtë ta eksportojë të njëjtën. Megjithatë, në tetor koncesionarit i kalon afati i lejes së integruar-B që e jep Komuna e Velesit, ndërsa nga Ministria informojnë se deri tani deri te ato nuk ka arritur kërkesë për leje për eksportimin e zgjyrës.
Kompania Keps Mont Grup thuajse katër vite ka koncesion dhe leje të integruar – B që ta pastrojë deponinë historike përplot metale, por megjithatë, deri tani janë eksportuar më pak se 500 tonë. Tani, nga Keps Mont Grup konsiderojnë se përgatitja më e mirë e lëndës së parë prej në Veles, do të mundësojë që e njëjta të shitet më shpejt.
Nga Ministria informojnë se Drejtoria për mjedisin jetësor muajin e kaluar ka lëshuar një Aktvendim për miratim të Elaboratit për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Janë kryer edhe analiza plotësuese të përbërjes kimike të lëndës së parë në laboratorin për analiza kimike të Institutit për xehetari dhe metalurgji Bor, ndërsa në Programin për mbrojtjen e mjedisit jetësor janë paraparë edhe masa për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe renditje kohore për realizim të planit.
“Monitorimi është obligim i investitorit dhe është paraparë ndjekja e nivelit të zhurmës nëpërmjet një laboratori të akredituar konform dinamikës së përcaktuar me lejen e integruar-B dhe ndjekje e koncentrimit të grimcave të suspenduara PM10 dhe të plumbit në ajrin ambiental nëpër vendet e përcaktuara për matje. Matjet do të kryhen në kushte të operativitetit të plotë të instalimit dhe kushte të kënaqshme klimatike, në katër ditë të një pas njëshme të çdo stine të vitit, gjegjësisht rreth 56 ditë në vit”, informojnë nga Ministria.
Në tetor i kalon afati lejes së integruar- B të Keps Mont Grup, dhe koncesionari, nëse dëshiron që të eksportojë, duhet të kërkojë leje të re. Nga Njësia për mjedisin jetësor në Veles thonë se deri tani te ato nuk ka arritur kërkesë e re, në të cilën do të duhet të shtohen edhe dy aktivitetet e reja që nuk janë të parapara të zhvillohen në lokacionin e deponisë.
“Komuna pranoi njoftim se Ministria e ka miratuar elaboratin e koncesionarit për aplikimin e shtypjes se bluarjes së lëndës së parë. Duke pasur parasysh se leja e integruar – B, e lëshuar në vitin 2019 me afat prej katër vitesh skadon, presim që kompania të dorëzojë kërkesë të re. Procedura zgjat disa muaj, prej të cilëve një muaj dokumentacioni duhet të jetë në dispozicion të publikut që qytetarët të kenë mundësi ti japin vërejtjet e tyre”, thonë nga Komuna e Velesit.
Prej në fillim të vitit 2020, kur punimet në teren stagnuan për shkak të pandemisë së kovid-19 e deri sot, nga kodra e zezë me zgjyrë janë eksportuar 100 tonë në Malajzi në vitin 2019 dhe 368,9 tonë të tjera në Serbi, Shqipëri, Turqi dhe Kosovë në vitin 2020.
Sipas vlerësimeve, deponia e Shkritores së dikurshme ka rreth dy milionë tonë zgjyrë. Llogaritet se madje 10 përqind gjegjësisht rreth 200.000 tonë janë zink, që ka vlerë të madhe e cila duhet të shfrytëzohet. Në deponi ka edhe 0,2 përqind arsen dhe dy përqind plumb, si dhe indium dhe antimon. Të gjitha këto metale të renda, të lëna në deponi siç ndodh në këtë moment, janë të pambrojtura dhe në ambient të hapur, nën ndikim të kushteve klimatike, shpërndahen nga era dhe shirat dhe e rrezikojnë mjedisin jetësor.